Berisha ka kritikuar ashpër Erion Veliajn dhe Edi Ramën, duke i akuzuar për lidhje të ngushta me njëri-tjetrin dhe për vjedhje të mëdha. Ai e ka quajtur Veliajn dëshmitar të “vjedhjeve gjigande” të Ramës dhe ka ngritur akuza për korrupsion, duke përmendur projekte si tunelin e Llogarasë dhe pllakat e shesheve të qyteteve, që sipas tij janë shndërruar në një burim vjedhjeje.
Berisha ka kritikuar mënyrën si Rama po i shpjegon sukseset e tij, duke i quajtur ato jo më shumë se një përpjekje për të mbuluar skandalet e korrupsionit. Ai ka përmendur gjithashtu protestat dhe rezistencën e qytetarëve të Tiranës si një tregues të pakënaqësisë popullore dhe të nevojës për një ndryshim.
Pjesë nga fjala e Berishës në grupin e PD në Durrës:
Kjo, përbën një avantazh të madh për PD. Ky entuziazëm dhe ky optimizë ka ngrohur shumë zemrat e shqiptarëve. Tashmë, është ëbrë e qartë përfundimisht se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, mbështesin opozitën si forcën dhe forcat e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë.
Por, nga ana tjetër, në qoftë se krahu tjetër këndon çdo ditë hymnin e hajdutit të Erion Veliajt, apo të këtij apo atij, për të cilën ju them një gjë, qyetarët e Tiranës meritojnë një mirënjohje të pakufishme, se 44 javë nuk iu ndanë, në parimin latin se: pika e shpon gurin, jo me forcë, por duke rënë pa pushim. Edhe ajo protestë e nxorri nga Bashkia një nga hajdutët, që përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka shok apo shoqe tjetër në Shqipëri.
Tani, ata janë kapur, sepse Erion Veliaj është i lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën. Erion Veliaj është dëshmitari më i fuqishëm, më autentik i vjedhjeve gjigande të Edi Ramës. Dhe ju e patë gjer në rrethimin, ai është akt grusht shteti, një degë e pushtetit shkon e sulmon një degë tjetër e pushtetit, ai përbën grusht shteti.
Këtë e ka bërë vetëm vetëm Eskobari në vitin ‘82 apo ‘83 në Bogota, në Kolumbi, dhe nuk e ka bërë kusuh kurrë. Kështu sulmuan edhe hordhitë e Eskobarit të Tiranës gjykatat dhe prokurorinë.
Pastaj, përpëlitje të përditshme për të nxjerrë se ishin të lidhur me Sali Berishën, për faktin e vetëm se ai kishte mbaruar studimet me vajzën time, Olsi Dado. Unë nuk e di, a i ka mbaruar me të, apo jo, nuk e kam pyetur gjer më sot. Ai ka vendime kundër meje në këtë periudhë. Por, problemi është që ata janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm.
A mund të imagjinoni ju një kryeministër, thojuani këtyre socialistëve këtu. Si ka mundësi nëj kryeminsitër që ka qeverisur 12 vjet, dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tijën? Unë nuk them se janë zero. Nuk janë zero, se tuneli i Llogarasë është realitet. Se pllakat e shesheve janë realitet. Por problemi është se, kudo që t’i prekësh del një vjedhje. Se po të përmend tunelin e Llogarasë, del 50 milionë euro vjedhje. Dhe ky është realitet.
Se, po të përmend pllakat e shesheve të qyteteve kanë kushtuar të dashur miq më shumë se të gjitha rrugët, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, nga Morina në Durrës, kanë kushtuar pllakat e shesheve të qyteteve rreth 2.3 miliardë euro. Pra, një vjedhje e 10-fishtë me çmimin. Ndaj dhe ai nuk ka se si të flasë për sukseset, por flet për zhaba, për hardhucë, për zhapikë. Pra, e ka shndërruar veten në një banor të parkut zoologjik, që çdo mëngjes si zog qyqeje del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik, tregon se është i humbur.