Politike
Berisha me tone të larta: Altin Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës

Berisha: Altin Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen ‘Braçe’ e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës
Altin Troplini pas Edi Ramës, është armik kryesor i votës së lirë të shqiptarëve. Dhe këtë ai e ka faktuar në mënyrën më kriminale. Ai ka marrë gjatë kësaj periudhe, me dhjetëra e dhjetëra padi, por ai mbyll dhe nuk hap asgjë. Është një mercenar i narkoshtetit. Njeri i zhveshur nga çdo lloj parimi.
Sot para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? Në Prokurorinë e Tiranës. Po pse je aty? Jam aty tha se, këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona tek rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin dhe paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e pa arreduar me të gjitha simbolet. Pra ishte zyrë ilegale.
Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet. Në qoftëse ka një armik të egër pas Edi Ramës, vota e lirë ka Altin Troplinin. Unë këtë e kam denoncuar dy vite më parë, që kur ai mbylli dosjen 184, 339.

