Politike
Berisha mungoi në protestë, Meta zbulon arsyen
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mungesën e kreut të PD-së Sali Berisha në protestën e djeshme në Sharrë. Meta ka deklaruar se prezenca e Berishës nuk ishte e domosdoshme dhe se ai nuk kishte përse të vinte.
“Nuk ishte e domosdoshme, skishte pse të vinte. Organizimi ishte simbolik, atje nuk shkojnë njerëzit se ska vende parkimi plus që atje janë edhe varrezat nuk mund të bëhet zhumë aty,” tha Meta.