Connect with us

Politike

Berisha: Narko-banditët hedhin gaz kundër fëmijëve

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa po ndjek zhvillimet e protestës kombëtare, ka reaguar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e Policisë drejt protestuesve dhe gazetarëve.

Berisha shprehet se narko-banditët nuk po i kursejnë as fëmijët me gaz lotsjellës.

Bashkangjitur reagimit të tij për aktin e policisë, Berisha ka shpërndarë edhe videon e një vajze të mitur e cila qan me dënesë për shkak të gazit që i është hedhur.

‘Narko-banditët hedhin gaz kundër fëmijëve’!, thuhet në reagimin e liderit të opozitës.

Advertisement