Connect with us

Politike

Berisha: Ndihet ndryshimi dhe shpresa. Kemi programin më të mirë të 32 vite që ka paraqitur PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, gjatë kësaj fushate elektorale po ndihet ndryshime dhe shpresa që kërkojnë shqiptarët. Berisha u shpreh se, programi që paraqet sot PD-ja është më i miri që kjo forcë politike ka paraqitur në 32 vite.

‘Ka një pakënaqësi të thellë nga qytetarët ndaj qeverisë. Ka një interes për ndryshim, çka unë e konstatova, por nuk mund të mirrte të gjithë domethënien, unë e konstatova në diasporë. Entuziazmi i jashtëzakonshëm në Diasporë, më bëri shumë përshtypje dhe mendoja a do të shfaqet ky entuziazëm i diasporës në Shqipëri. Në të vërtetë ky entuziazëm u shfaq. Ky entuziazëm ka një shpresë.

Ka një pëlqyeshmëri për programin, të cilin siç e keni konstatuar, kanë treguar skepticizëm a realizohet apo jo, por nuk e kanë kritikuar dot dhe nuk kanë nxjerrë asnjë element të tij të pavlefshëm apo utopik.

Së pari ky program, që për mua është më i miri që ka paraqitur ndonjëherë në 32 vite PD para shqiptarëve, është një program që sintezon eksperiencën më të mirë të qeverisjes së PD, por dhe të vendeve të tjera.

Unë gjithë jetën kam pasur programin si platformë, edhe kur kam qenë kryeministër dhe kur kam qenë në opozitën. Pra unë jam njeri që kam ndjekur programin, ky jam unë.

Rama në tërësi nuk ka ndjekur programin përveç vitit 2013. Në tërësi ka ideuar mënyra të tjera paraqitjesh para shqiptarëve. Kjo është e njohur, sepse nuk do të japë llogari për ato që nuk ka bërë apo ato që ka bërë keq. Dhe të mos premtojë asgjë sepse nuk ka realizuar premtimet.

Kjo është një mënyrë fushate, ka disa mënyra. Ka fushatë që bëhet fund e krye negative. Fushata me negativitet ka pasur në vitet 2005-2007-2009. Tani ka zgjedhur banalitetin dhe parodinë, e mendon se duke krijuar të qeshura e humor banal e bajat, zhvlerëson në hapësirën komunikative programet.

Por ai nuk është se nuk e vuajtur këtë, sepse herë pas here është detyruar tu referohet. Fillimisht kopjoi pikë për pikë minimumin jetik dhe pastaj i kaloi në vitin 2030.

Ai e kupton që është pa program, që mund ti kushtojë dhe këtu tregon pasigurinë e tij. Në momentin që ti kopjon programin e kundërshtarit ti ke kapitulluar në rrafshin programatik.

Tani së fundi, fushata e tij ka pasur një thes me rrena në shpinë dhe shkon e u thotë vlonjatëve që kam investuar 1 miliard e 230 milionë’, tha kreu i PD, Sali Berisha në SYRI TV.

Advertisement