Connect with us

Politike

Berisha në ballkon: Të krijohet qeveri teknike, me Ramën nuk ka zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot tek protesta e një ditë më parë, që sipas tij u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot.

Berisha kishte një kërkesë për demokratët, duke u shprehur se  uragani i protestës të mos shihet si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Berisha po vuan arrestin e shtëpisë prej 30 dhjetorit, ndërsa nga ballkoni bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh ai me Ramën nuk ka zgjedhje.

“Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Advertisement