Connect with us

Aktualitet

Berisha në fokusin e mediave, Hoxha: Bosi i Cosa Nostra u arrestua 78-vjeç

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë një tjetër mesazh të “koduar” ndërsa në media përgjatë dy ditëve të fundit kryelajm është arrestimi i dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe masa detyrim paraqitjeje për këtë të fundit.

Të gjithëve ju kujtohet sherri që patën LIVE pak vite më parë sherri i Hoxhës me ish-kryeministrin, ku gazetari i kujtoi Berishës se do të vijë një ditë do të përgjigjet për të gjitha krimet, e do të shkojë në “Gjykatë me barrelë si ish-diktatori Pinocheti”.

Ndërsa në momentin që u dhë lajmi për masën ndaj Berishës, Hoxha postoi një foto të ish-deiktatorit Pinocheti që i drejtohej gjykatës me karrocë me rrota, këtë herë gazetari ka postuar dy foto të ndryshme, ku janë dy të moshuar, i pari nga Hasi, ndërsa i dyti është bosi i Cosa Nostra Don Bernardo Provenziano, i arrestuar në moshën 78-vjeçare.


Ky mesazh i Hoxhës mesa duket vjen pasi në media po qarkullojnë lajmet se pavarësisht akuzave të rënda ndaj ish-kryeministrit Berisha, nuk ëhstë ekzekutuar masa e arrestit për shkak të moshës.


Kujtojmë që ditën e shtunë u ekzekutua urdhër-arresti i GJKKKO pas kërkesës së SPAK për Jamarbër Malltezin, ndërsa u dha vendimi detyrim paraqitjeje për biznesmenin Fatmir Bektashi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, këtij të fundit ju bllokua edhe pasaporta.

Ish-kreu i qeverisë akuzohet për korrupsion pasiv, pasi sipas SPAK ka dyshime të arsyeshme se ai ka favorizuar dhëndrin e tij që të tjetërsojë pronën në ish-klubin Partizani, gjatë kohës që ka qenë kryeministër.

Advertisement