Bota
Berisha në krah të Izraelit dhe SHBA për sulmin ndaj Iranit: Diktatura teokratike e Ajetollahëve të Teheranit drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit dhe SHBA pas sulmit ndaj Iranit, duke thënë se diktatura teokratike e Ajetollahëve të Teheranit po shkon drejt fundit të merituar.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.
Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.
topchannel.al

