Politike
Berisha: Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij së mbajtur në tubimin qytetar nga dritarja e shtëpisë, u shpreh se në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.
Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:
Çdo ditë jeni dëshmitarë se si varrosen nga Dumanët dhe Zamanët e partisë, dosjet e kriminelëve elektoralë.
Çfarë do të thonë këto? Të gjitha këto do të thonë se ne në këtë gjendje, në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.
Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë.
Në rast se nuk sakrifikojmë për votën e lirë, ne shkelmojmë mbi dinjitetin tonë
Ju e kuptoni të gjithë se të gjitha këto dhjetëra, qindra milionë, me Edi Ramën shndërrohen në vota të blera.
Ju e dini mirë se këto tonelata drogë shndërrohen në banda vrastare për votën e lirë në zgjedhje.
Ju e dini mirë se këta prokurorë dhe gjykatës janë vrasës të lirisë dhe votës së shqiptarëve me dosjet që mbyllin.
Ne na mbetet vetëm sakrifica, sakrifica, sakrifica për votën e lirë.
Kombet që kanë luftuar për lirinë, kombet që kanë sakrifikuar për liri dhe dinjitet, i kanë gëzuar ato.
Kurse të tjerat janë zhdukur siç po zhdukemi ne këto 10 vite.
Një e treta jonë është tretur nëpër botë.
A ka emergjencë më të madhe?
A ka kushtrim më të madh për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar?
A ka apel më të madh për të gjithë ata që i thonë dinjitetit, dinjitet?
Është koha e fundit, të ngrihemi me të gjithë fuqinë tonë!
Beteja që bëjmë ne, denoncimet që bëjmë ne për vjedhjet 100 përqind në prokurime, për vjedhjen e shekullit në incenerator, për vjedhjen prej 4 miliardë euro në Portin e Durrësit, vjedhjen e sterilizatorëve, të gjitha Edi Rama i hedh në kosh të plehrave!