Connect with us

Politike

Berisha në SPAK/ Sulmon Altin Dumanin: Me Ramën krijoi piramidë mashtrimi

Ora 12:00 Ish kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK për tu njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij në aferën “Partizani”.

I rrethuar nga një grup militantësh Berisha u mbrojt duke hedhur poshtë se ka bërë presion apo ka detyruar dikë për të firmosur dokumente për privatizimin e sport klub partizanit.

Berisha akuzon Ramën se në bashkëpunim me kreun e SPAK Altin Dumani “krijoi piramidë mashtrimi”

Për herë të parë, një ish-president dhe ish-kryeministër pritet të merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza do t’i komunikohet edhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi i cili në SPAK do të mbërrijë në orën 14:00. Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t’i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur vetë ai pritet të mbërrijë në SPAK. Një grup militantësh i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje, ndërsa policia ka shtuar forcat e sigurisë para prokurorisë dhe ka vendosur një kordon sigurie.

Berisha prej dhjetorit 2023 në arrest shtëpie

Deri më tani, Berisha, në arrest shtëpie prej dhjetori 2023, është hetuar për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksi sportit “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili përfitoi duke ndërtuar kulla mbi truall, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, gjithashtu në arrest shtëpiak. Dy prokurorët e çështjes janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai.

Paralelisht SPAK po heton edhe pasurinë e Sali Berishës e familjes së tij, e pritet të shihet nëse ky hetim do të vijojë i veçantë, apo dosja “Partizani” do të ndahet me fraksione.

Prokurorët e SPAK pritet t’i vënë përballë Berishës e Malltezit provat e gjetura kundër tyre, dhe t’i ballafaqojnë dhe t’i pyesin mbi gjetjet e deritanishme të grupit të hetimit për dosjen e Partizanit. Akuzat do t’i komunikohen edhe me shkresë në prani të avokatëve mbrojtës. SPAK mund të jetë në pozitat e të njëjtave akuza mbi të cilat ka nisur hetimin ndaj Berishës e dhëndrit, por do pritet të shihet gjatë ditës së sotme nëse mund të ketë ndryshim të tyre, rëndim apo lehtësim të pozitës së ish-kryeministrit e dhëndrit.

Më tej pritet të shihet sa kohë do të marrë SPAK për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar më tej Gjykatës së Posaçme, me kërkesë për gjykim. Përballë hetuesve të SPAK, Berisha do të mësojë edhe nëse do t’i komunikohet akuzë për hetimin ndaj tij mbi pasurinë, apo nëse gjithçka do të vijojë e hapur dhe prokurorët e posaçëm do të duan më shumë kohë për të gërmuar mbi pasurinë e familjes së ish-kryeministrit.

Për këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili aktualisht është në masën detyrim paraqitje. Ai është hetuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se kur do i komunikohet akuza.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës

1726049111_militantetepd.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur një Prokurori private të Ramës, ndërsa sulmoi edhe prokurorët duke thënë se janë mercenarë të Ramës.

Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim.

Advertisement