Connect with us

Politike

Berisha nga arresti shtëpiak: Rama, kryehajdut i Shqipërisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, që po mbahet sërish mbrëmjen e sotme poshtë banesës së tij.

Ai ka akuzuar analistët se shkojnë nga studio në studio duke mbrojtur vjedhjen e kryehajdutit, Edi Rama dhe duke bërë hajdutërinë e krimit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, çdo ditë e më e fuqishme bëhet drita, rrezja e dritës që ju shpërndani në katër anët e vendit.

Për një shoqëri, në çdo situatë, nuk ka asgjë më të fuqishme se rrezen e dritës, se transparencën dhe ju këtu po e bëni në mënyrë të mrekullueshme.

Ndaj unë ju përgëzoj ju, përgëzoj oratorët e mrekullueshëm për problemet që keni sjellë dhe sillni.

Kjo rreze nxjerr në dritën e diellit para shqiptarëve, të gjithë shëmtinë e narkodiktatorit, regjimit të tij diktatorial, shëmtinë e instrumenteve të tij të krimit, Skapit dhe organeve të tjerë. Shëmtinë e lakejve që kalojnë nga një studio në tjetër, duke bërë avokatinë e krimit.

Amerikanizmi i tyre është për të vjedhur, për të bërë trafiqe droge.

Këta janë llumi i shoqërisë shqiptare, këta nuk kanë asnjë vlerë.

Ja ku jeni tani, ja ku e keni idhullin tuaj, kryehajdut të Shqipërisë, ja ku e keni kryetar të skandalit më të madh të shekullit.

Ja ku e keni, të denoncuar nga drejtësia e mbarë botës.

Ndaj edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme në Rrugën e Shpresës, ringjallët pluralizmin, ringjallët forcën, ringjallët besimin e shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Advertisement