Connect with us

Politike

Berisha nga ballkoni sulmon Blinken dhe aleatët: Ata që mbrojnë SPAK, mbrojnë krimet e Edi Ramës

Prej afro dy muajsh në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit, Sali Berisha nuk ka reshtur së sulmuari sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar atë të kapur nga qeveria dhe gjithashtu dhe prokurorë e gjyqtarë të veçantë.

Në grumbullimin e radhës poshtë dritares, drejtuesi i Rithemelimit, lëshoi akuzat e radhës ndaj SPAK dhe strukturave të reja, duke i krahasuar ato me drejtësinë e diktaturës, teksa shtoi se asnjëherë nuk do të bëjë lëvdata për to vetëm se duan të huajt.

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës. Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi. U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?  Kurrë, kurrë, kurrë”, tha mes të tjerash Berisha.

Advertisement