Politike
Berisha nga Bulqiza: Vetëm vjedh, duhet t’i presim biletën Ramës
Edi Rama nga mëngjesi deri në darkë me balluket dhe stërballuket nuk ka asnjë synim, vetëm të ju mashtrojë ju në mënyrë që të vazhdojnë të vjedhin. Nëse i hidhni sytë sot Shqipërisë, u them unë ju pasuria më e madhe e shqiptarëve përsëri ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona e miliona ton krom. Ndodhet në Bulqizë, në Martanesh. Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë. Rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore, shkolla të mbyllura. Koha ka ndaluar për ju njerëz punëtorë, të mençur me intelektualë të fuqishëm, me potenciale të mëdha, sepse edhe rentën e hoqi. Sepse oligarkët i paguan atij ryshfetin, ua hoqi edhe rentën që duhet ta përfitonit me ligj për qytetin tuaj, për infrastrukturën tuaj. Nuk vazhdohet me këta. Këta nuk kanë shpirt, ndjenja. Po si mund të mendojnë për fëmijët në Ostren, apo në ndonjë fshat tjetër, ai që ulet dhe drekon me armikun, me armikun e SHBA-së. 10 mijë dollarë darkën. Po si mund të mendojë për fëmijët e Bulqizës, ballukja që këput biftekun 1 mijë euro. Por një zyrtar kurrë nuk mund të lëshohet në luks dhe shfrenim. Sepse një zyrtar e din nga i merr ai të ardhurat. Nëse nuk vjedh, 10 mijë euro është rroga e tetë muajve e tij. 1 mijë euro është pothuajse rroga mujore e saj. Por këta vjedhin, i kanë paratë pa numër, këta nuk pyesin. Ka ardhur koha të ua presim biletën.