Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Berisha nga errësira e Kuvendit: Tani na keni ne, do zhvillojmë një nga betejat më të fuqishme në histori

Sali Berisha ka vazhduar fjalën e tij në errësirë, pasi Kuvendi i fiku dritat dhe ka paralajmëruar se në Parlament do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme. “Fikën dritat dhe u larguan por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në Parlament do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është fiktivitet.  Kurrë në 32 vite nuk iu është caktuar përfaqësuesi i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ai përfaqëson interesat e tij më të ngushta dhe më të dyshimta me Ramën. Është dita e parë e betejës sonë, e kemi detyrim ndaj jush.  Ju votuat me kurajo kundër qeverisë, e cila ka rekordet me të zeza në mjerimin e shqiptarëve, krimin dhe drogën, në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike e fondet e buxhetit të shtetit, me lidhjet e grupeve të drogës, nga Sinaola në Ekuador, ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtave të qytetarëve. Qindra mijëra nga ju do të donit të ishit sot në sallë. Betejën do e vazhdojmë së bashku, në Parlament do ju përfaqësojmë ne”, tha ai.

Advertisement