Connect with us

Politike

Berisha nga protesta premton se nuk do të ndalet: Qeveri teknike, zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është bashkuar protestuesve në rrugën e ‘Elbasanit’. Për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha iu bashkohet militantëve në protestë.

Sali Berisha: Sot është përsëri dita e demokratëve. Ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre. Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë. Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka. I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën. I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë., ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

Advertisement