Connect with us

Politike

Berisha: Nuk ka kryeministër që harxhon 300 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje me departamentin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës brenda në PD.

Berisha tha se ky departament është shumë i rëndësishëm për PD, pasi sot sipas tij arsimi ndodhet në një situatë të rëndë. Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se vendimet e tij janë si në kohën e komunizmit.

Berisha tha se Rama sulmon pedagogët dhe mjekët, ndërsa tha se me urdhër “injoranti” ndaloi doktoraturat në universitetet shtetërore.

Berisha: Ky departament ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne, që është arsimi në tërësi dhe arsimi i lartë në veçanti. Sot arsimi njëlloj si shoqëria shqiptare, përjeton në një mënyrë pothuaj me shpejtësi të pabesueshme, një rrënim krejtësisht të diktuar nga politika, fund e krye, të dëmshme dhe shkatërruese, nëse marrim së bashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se asnjë luftë civile nuk mund t’i rrënojë treguesit e një kombi.

 

 

Në 8 vite këtu është larguar mbi 27% e popullsisë, në 8 vite janë mbyllur me qindra shkolla, është përgjysmuar numri i studentëve, njëlloj si në diktaturë, ndalojnë kohën ose ngadalësojnë kohën.

Ky njeri ndaloi me një urdhër prej injoranti, hakmarrës, doktoraturat në universitetet publike. Një vendim të tillë e merr vetëm ai që nuk ka ‘abc’ e kërkim shkencor dhe jetës akademike, ose e merr ai që i urren të dyja. Njeri i cili e shteroi tërësisht fondin për shkencën, centralizoi më shumë se në diktaturë.

Arrin deri në konceptin hajde punëtorëve të marrë nga jashtë, por tani duhet të marrim studentë dhe të mos çojmë në shkollë fëmijë shqiptarë, se sipas tij nën këtë mesatare nuk do fusim.

Ky njeri shet injorancë dhe mashtrime, e dëgjoj sot tek thotë për mjekët ‘për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh, por Italia ka 40 mijë mungesë’. Të shprehesh në këtë mënyrë duhet të jesh 40 mijë herë injorantë. Italia është vendi i dytë në botë për numrin e mjekëve. Para saj është vetëm Gjermania.

U ndala në këto elementë për të theksuar se në çfarë gjendje të mjerueshme është sot arsimi i lartë dhe shoqëria, dhe ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e arsimit të lartë. Jemi të bashkuar këtu, dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë sepse ky po ndjek një politikë kundër elitës së kombit.

Në vend që të trajtojë dhe të adresojë problematikat e mëdha, i kërcënon si në diktaturë, ‘do t’u bëjë vetingun’, do e bëjmë ne vetingun e Surrelit të tij. Do ia bëjmë vetingun, pa asnjë diskutim.

Ky flet për pedagogët, bën ky moral, i cili ka firmosur qindra milion euro vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë që i lejon vetes që të bëjë instalacion 4 mln euro në oborr vetëm se i pëlqen atij.

U bëj thirrje mjekëve të frymëzohen nga shembulli juaj , se ju po protestoni të shpëtoni universitetet tuaja.

Advertisement