Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Berisha: Nuk paraqitem në SPAK, absolutisht jo, kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në çdo kohë në gjykatë, por nuk mund të pranojë që të shkelet kushtetuta.  I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se gjyqtarja ka shkelur kushtetutën duke kufizuar lëvizjen e tij pa marrë më parë autorizimin nga parlamenti.  Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të votojë në Parlament heqjen e mbrojtjes që e mundëson mandati i deputetit. “Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim, pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që do të marrë në pyetje, nuk duhet të refuzohet.  Çfarë ndodh, një gjykatëse merr për sipër të shkruaj në tryezën e saj Kushtetutën. Akti miq i rënë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës. Ka shkelur të drejtën e konventës së njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha.  I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje. Unë nuk do të paraqitem, absolutisht jo,” tha Berisha.

Blendi Fevziu: Ju e quani të padrejtë vendimin e gjykatës? Gjykata ka marrë një vendim, ju a do t’i bindeni?

Sali Berisha: Vendim antikushtetues. Kurrë.

Blendi Fevziu: Pra, nuk do të paraqiteni?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Është vendim antikushtetues. Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Qëndrimi im ka qenë mbrojtja e Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve. Ajo e bëri vendimin pa pyetur fare dhe unë në këtë rast mund të thoja që s’kam punë me atë gjykatë, por dhashë mesazhin që pavarësisht nga shkelja do të përfaqësohem me avoketërit.

Blendi Fevziu: Po nëse gjykata merr vvendim që ju të paraqiteni forcërisht?

Sali Berisha: Unë një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj. Është i turpshëm politik sepse shkon në atë shkallë që nuk është njohur kurrë pa pyetur parlamentin. Nuk e bien në Parlament sepse pas 3 vitesh hetim, nuk kanë ngritur dot akuzë, por një piramidë mashtrimi. Nga hetimi del në pah fryma klasore ndaj pronarëve.

Advertisement