Connect with us

Politike

Berisha: Padronët e krimit të lidhur me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha prezanton sot kandidatin e tij për bashkinë e Koplikut për zgjedhjet lokale të 14 majit, Isa Ramaj.

Në fjalën e tij para qytetarëve Berisha komentoi vrasjet e fundit në kryeqytet, ku tha se atentatet janë bërë të shpeshta për sa kohë padronët e krimit janë të lidhur me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Deklaratën e Ramës kur tha se “krimi duhet të hajë kokat me njëri-tjetrin”, Berisha e quajti një licencë për vrasje nga qeveria.

“Askush nuk ka qëndruar më shumë se u ndaj monizmit Hoxhist. Ndaj vij sot këtu t’ju ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmbë e me votë më 14 maji t votojmë ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit politik në Malësinë e madhe e në gjithë Shqipërinë.
Shqiptarët e dinë se monizmat janë katastrofat më të rënda kombëtare.

 

 

Prej monizmit ne përfunduam në një prej tre kombet më të varfra të planetit, krahasoheshim vetëm me popullin e Ugandës dhe Angolës.

Sot pas 32 vitesh jemi sërish në një monizëm të plotë, që nuk vjen nga doktrina marksiste-leniniste, por nga një trinom, krimi-vjedhja-droga.
Nuk ka as ligj, as normë e siguri, ka krijuar në Shqipëri një pasiguri të plotë. Brenda 10 viteve jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash pushkatimi, se banditët nuk dalin vetë në pritë, kanë marrë disa jetë në mes të Tiranës.

Sepse padronët e tyre janë të lidhur me Ramën e qeverinë.

Ai paguan një polici prej 15 mijë vetësh dhe deklaron “kokën hëngshin”, licencë për vrasje nga qeveria”, tha Berisha.

Advertisement