Connect with us

Kronike

Berisha: Pastruesja duhet të shpallet e penduar e drejtësisë

Paratë që pastruesja Rozeta Dobi vodhi Në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, kreu I partisë demokratike Sali Berisha në konferencën e kësaj të premteje tha se Rozeta Dobi duhet të shpallet e penduara e drejtësisë, pasi po kërcënohet nga qeveria për të mbyllur gojën.

Kreu i PD-së shton se pastruesja i ka grabitur paratë pasi ka qenë vetë Alda Klosi që I ka treguar kodin e kasafortës. Berisha komentoi dhe përplasjet midis Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratikë, ku fitoren e Salianjit, kreu i PD-së e ka cilësuar si vullneti i demokratëve dhe se nuk ka asnjë shkelje.

Ndërkaq Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po ushtron terror psikologjik mbi punonjësit duke matur nëpërmjet një aplikacioni liket dhe komentet ne rrjetet sociale të qeverisë.

Advertisement