Connect with us

Aktualitet

Berisha, për të ‘zgjuar luanin’, ofron bar si ushqim, nga kati i tetë – Shkrim nga Jakin Marena

Kur e dëgjuam për herë të parë nga lideri i Foltores Sali Berisha deklaratën se ‘do të zgjojmë luanin tek qytetarët’, na u duk si një thirrje emocionale, me sens metaforik që e përdor rëndom ai në momente emocionale ose momente nga halli të madh që e ka zënë. Dikush e quajti marrëzinë e radhës të Doktorit, i cili i gjendur në një hall të madh, nga një anë ‘non grata’ nga SHBA e Britania për korrupsion madhor, minim të demokracisë, shantazhim të drejtësisë dhe lidhje me krimin e organizuar, dhe nga ana tjetër përballë drejtësisë familjarisht nën hetim për akuza të rënda që nga afera “Partizani’ e deri te ’21 janari’ e “Gërdeci’, dhe mund të këpusë marrëzi të tilla.

Advertisement