Connect with us

Politike

Berisha përkujton masakrën e Reçakut: Viktimat ende kërkojnë drejtësi

STATUSI I SALI BERISHËS:

“25 vjetori i masakrës, genocidit serb në fshatin Reçak.

Prej dy vitesh argati i Beogradit Edi Rama me Lindën e tij në parlament bllokojnë rezolutën e deputetëve të PD për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Të dashur miq, mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 njësitë terroriste të pushtueseve serb hynë në fshatin Reçak, masakruan shtazërisht 45 civilë shqiptarë për fajin e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare. Në mesin e viktimave të këtij akti të mirëfilltë genocidi kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq.

Masakra e Reçakut tronditi thellë ndërgjegjen e botës së civilizuar dhe shënoi një kthesë të fortë në qendrimin e vendeve të lira ndaj regjimit barabar të Millosheviçit, çka solli dhe vendimin historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut për ndërhyrjen e saj për çlirimin e Kosovës.

Në këtë 25 vjetor të masakrës së Reçakut viktimat e genocidit serb në Reçak dhe mbarë Kosovën kërkojnë drejtësi si kushti i të gjitha kushteve për paqen e qëndrushme në rajonin tonë.
Prej dy vitesh argati i Beogradit, Edi Rama armiku i egër i kombit shqiptar me Lindën e tij në parlament bllokojnë në një akt çnjerëzore, antikombëtar rezolutën e deputetëve të PD për dënimin e genocidit serb Kosovë.

Me këtë rast përulem me nderimin më të madh para sakrificës sublime të viktimave të genocidit ciklik serb në Kosovë në tërësi dhe atij në Reçak në veçanti dhe dënoj me forcën më të madhe krimin horror të falangave të Beogradit të kryer 25 vjet më parë në fshatin Reçak ndaj civilëve shqiptar dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendosë para drejtesisë frymëzuesit, sponsorët dhe ekzekutuesit e masakrës së Reçakut.

Ju bëjë thirrje shqiptarëve kudo që janë të dënojnë me forcën më të madhe në këtë 25 vjetor të masakrës së Reçakut qëndrimin mohues të këtij akti genocidal nga albanofobi, Pashiqi shqiptar i Tiranës Edvin Kristaq Rama.”

Advertisement