Connect with us

Politike

Berisha plas ‘bombën’: Gardëroba e Ajola Xoxës vlen 1 milionë euro

Sali Berisha, gjatë një takimi me degën e Kamzës, ka folur për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e akuzuar për pasuri të paligjshme.

Ai deklaroi se vetëm gardëroba e fustaneve të Ajola Xoxës është vlerësuar në 1 milionë euro, duke theksuar se këto para do të sekuestrohen dhe do të kthehen shqiptarëve.

Berisha e kritikoi Veliajn për katër akuza të rënda dhe për mungesën e përgjigjes ndaj disa problemeve, duke përmendur “djegësin e Tiranës” dhe projektin 5D. Ai shtoi se, si pjesë e Partisë Demokratike, janë të vendosur të luftojnë korrupsionin dhe të rikthejnë pasuritë e fituara nga grupe të paligjshme.

“Erion Veliajn e akuzuan për 4 akuza shumë të rënda, por asnjë fjalë për djegësin e Tiranës. Asnjë fjalë për 5D.

Iku, por nuk e lëshojmë ne, se u jap fjalën e nderit që ato pasuri do u kthehen shqiptarëve.

Vetëm TVSH e garderobës së Velicës janë gjetur 240 mijë euro fatura, çka do të thotë të paktën 1 milionë euro gardëroba e fustaneve, jo e këpucëve. Se këpucët dhe çantat pastaj shkojnë firifiu. Ai nuk ka çfarë të thotë se janë të gjitha të sistemuara në dosje këto.

Pra ne shkojmë besimplotë, shkojmë ballëhapur tek çdo qytetar shqiptar.

Shkojmë të vendosur për një dialog të sinqertë, me programin që i jep përgjigjen më të mirë interesave të secilit.

Por edhe denoncimit më të fuqishëm të këtij grupi hajdutësh që jo Shqipëria, por as Europa nuk i ka njohur kurrë më parë”, theksoi kreu i PD-së.

Advertisement