Connect with us

Politike

Berisha plas bombën ndaj Ballukut: Ka menaxhuar 12 miliardë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga selia blu mbi strategjinë e financimit të premtimeve të partisë, ndërsa ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim të fondeve të investimeve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se faturat totale të investimeve që Balluku, të cilën e etiketoi si “Lubi Balluku” ka menaxhuar në vitet e fundit arrijnë në 12 miliardë euro. Megjithatë, sipas tij, nëse shqyrtohen objektet një nga një, vlera reale e investimeve nuk kalon 1.3 miliardë euro.

“Ju do gjeni se nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka patur në përdorim këto vite, ajo shkon 12 mld euro. Por nëse kontrollohen një për një objektet e investuara, ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 mld euro”, theksoi ai.

“Fondi do të mjaftojë pa asnjë lloj dyshimi dhe do të ketë projekte më të fuqishme në punët publike se gjer më sot,” u shpreh ai. Berisha theksoi se në qendër të përpjekjeve të PD-së do të jetë lufta pa tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se kjo luftë do të garantojë të gjitha burimet financiare për të mbajtur premtimet e partisë.

Advertisement