Connect with us

Politike

Berisha: Programi ynë do ta transformojë me shpejtësi tepër të madhe Shqipërinë

Në një fjalim në degën e Partisë Demokratike në Durrës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka paraqitur programin e tij ekonomik dhe shoqëror, duke theksuar transformimin e shpejtë që do të përjetojë Shqipëria nëse PD-ja fiton pushtetin. Ai ka nënvizuar se ky program është më madhështor dhe konkret, duke premtuar një ndryshim të thellë për qytetarët shqiptarë.

Një nga pikat kryesore të programit të Berishës është eliminimi i varfërisë ekstreme brenda tre muajve të parë të qeverisjes. Ai ka kujtuar se në vitin 2013 kishte 15 mijë familje në varfëri ekstreme, të cilat ai premton se do të ‘zhduken’ përmes shpërndarjes së buxhetit ndryshe. Programi parashikon rritje të pensioneve, me një minimum prej 200 eurosh dhe rritje të rrogës minimale në 500 euro, ndërsa rroga mesatare do të arrijë deri në 1200 euro.

Berisha ka premtuar gjithashtu uljen e çmimit të energjisë dhe ujit, duke shpjeguar se Shqipëria ka potencialin për të prodhuar energji me kosto më të ulët për qytetarët, duke shfrytëzuar burimet natyrore të vendit. Ai ka kritikuar keqmenaxhimin e sektorëve të energjisë dhe ujësjellësit, duke përmendur vjedhjet dhe korrupsionin si shkaktarë të rritjes së çmimeve.

Ky program, sipas Berishës, është një “paketë e dhembshurisë” që do të sjellë një ndryshim të shpejtë dhe të prekshëm për qytetarët shqiptarë, duke synuar të rrisë standardet e jetesës dhe të luftojë varfërinë.

 

 

Pjesë nga fjala e kreut demokrat Sali Berisha në degën e PD në Durrës:

E kundërta këtej nga ne.

Ne kemi një program, miq, ky është programi më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe ju garantoj ju dhe çdo qytetar se, nëse ky program nuk do të ishte madhështor, nëse ky program nuk do të bënte Shqipërinë madhështore, kurrë nuk të kishim një pretendim të tillë dhe nuk do të shpreheshim në këtë mënyrë.

Ne këtë program e kemi shumë konkret, dhe e kemi një program shumë të shpejtë, me të cilin ne transformojmë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë.

Së pari, në 3 muaj e parë ne bejmë që asnjë qytetar shqiptar të mos jetë në varfëri ekstreme, asnjë. Në vitin 2013, nga studimet që bëmë nga dolën që kishim 15 mijë familje në varfëri ekstreme. I regjistruam me qëllimin e vetëm që ta zhduknim, tu jepnim shumën e parave çdo muaj me të cilat nuk ishin më. Asnjë vend i lirë nuk ka varfëri ekstreme, asnjë vend anëtar i BE-së, nuk lejon varfërinë ekstreme sepse u jep qytetarëve.

Kur bëhet shpërndarja e të ardhurave, kujdeset që askush të mos jetë në mjerim. Kështu që ne bëmë regjistrin e tyre. Humbëm pushtetin dhe ata jo vetëm që nuk u zvogëluan, por u trefishuan me statistika dhe u shumëfishuan pastaj, ne konceptin relativ nga 12 ka arritur në 42%.

Çfarë do të bëjmë ne? Ne i kemi shpallur, do të shpërndajmë buxhetin krejtësisht ndryshe. Buxheti në radhë të parë do të ndajë paketën e emergjencës, do të vendosim minimumin jetik 200 euro, do rrisim pensionet, nuk do të ketë pension nën 200 euro, do rrisim pensionet me 20%. Nuk do të ketë rrogë minimale ndën 500 euro. Rroga mesatare do të shkojë në 1200 euro dhe përveç kësaj, çdo pensionisti, çdo rrogë ulëti do ti japim kartën e konsumatorit me të cilën atij do ti kompensohet, jo bonus siç thotë ky, por do ti kthehet taksa e ushqimeve dhe gjërave bazë që ka ble, e cila e llogaritur nga ekspertët shkon në 450 euro në vit.

Përveç kësaj, do ulet çmimi i energjisë. Do të zbresë në 7 lek për qytetarët, në 6 lek për biznesin. Ku e bazojmë ne këtë? E bazojmë se energjinë ne si vend e prodhojmë pjesën dërmuese të saj, e prodhojmë me kaskadën e Drinit, e cila e ka nxjerrë veten disa herë, por këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistë dhe duke ua faturuar këtë, qytetarëve në çmim.

Jo, do të funksionojë si ndërmarrje publike me të gjitha kriteret e menaxhimit dhe qytetarëve do tu ulet çmimi, sepse kostoja e sotme me dyfishin e personelit që ka, është rreth 28 lek dhe këta e sheshin me 85 lek me çmimin e ri që vendosën.

Do të ketë përgjysmim të ujit të pijshëm, nuk mund të paguajë qytetari vjedhjet e tmerrshme që bëhen me ujësjellësat. Ju nuk e dini se çfarë bëhet me ujësjellësat. Të marrësh tenderat dhe ujësjellësat e Durrësit dhe Tiranës ku furnizimi është më keq se kurrë, ata vetëm vjedhin e ndajnë paratë. Kështu që çmimi i ujit do të përgjysmohet.

Në rast se ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve me kusht, menaxhimin e mirë është uji. Dhe ka një vend tjetër që e jep falas ujin qytetarëve dhe ky vend është Austria. Dhe pse e jep? Sepse ka ujëra thotë, se Austria është e pasur në ujëra dhe qytetarët duhet ta gëzojnë këtë pasuri. Ne në vend që të ulim çmimin, ne shkojmë duke trefishuar çmimin për shkak të vjedhjeve që bëhen.

Pra, paketa e Shqipërisë ta quajmë paketa e dhembshurisë, paketa e emergjencës, vendoset tre muaj e parë.

Advertisement