Connect with us

Politike

Berisha: Rama ka 4-fishuar varfërinë ekstreme

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi qeverinë Rama për situatën ekonomike në vend.

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël Berisha deklaroi se që nga viti 2013 dhe deri sot është 4-fishuar varfëria ekstreme.

Sipas tij familjet që jetojnë me 1 dollarë në ditë kanë shkuar nga 15 mijë në qeverisjen e tij, në mbi 50 mijë sot.

“Është jashtë çdo dyshimi se problem themelor me të cilin përballen shqiptarët është varfërimi i frikshëm në rritje, kjo është gjëja më evidente. Këtë e trgojnë në mënyrë të pamohueshme të gjithë treguesit që masin varfërinë. Nëse në vitin 2013 ne ishim vendi me pagat më të larta në rajon sot jemi vendi me pagat më të ulta. Nëse në 12013 ne kishim 1.03% varfëri ekstreme, sot kjo është 4-fishuar. Këta janë shqiptarë që marrin më pak se 1 dollarë në ditë. Ky është mjerimi, varfëria ekstreme. Ishin 15 mijë familje, sot janë mbi 50 mijë familje.

Varfëria në termin e sotëm prek 47 % të shqiptarëve. Dëshmi e kësaj rrokullisjeje janë falimentimet e bizneseve. Në këto vite kanë falimentuar 6-7 mijë biznese. Dëshmi janë borxhet e pafundme të familjeve shqiptare”, tha Berisha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *