Kronike
Berisha: Rama kërkon të asgjësojë fuqinë ligjbërëse të opozitës

Kreu i partisë demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për ceshtjen Rama-McGonigal.
Në një konferëncë për mediat, kreu i demokratëve hodhi akuza mbi qeverinë Rama, teksa tha se Duçka me pasaportë diplomatike ushtronte funksion si këshilltar personal i kryeministrit si dhe transportonte nga Europa në SHBA dëshmitarë të rremë për të goditur opozitën.
Berisha u shpreh se Rama ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar parlamentin dhe të drejtën e fjalës.
Kreu i opozitës u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë për të protestuar para parlamentit të krimit deri në përmbysjen e kësaj qeverie.

