Politike
Berisha: Rama po largon popullin, revolucioni ynë ka mision përmbysjen e regjimit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në Bulqizë, ka zhvilluar një takim me banorë dhe mbështetës të opozitës.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përzërjen e shqiptarëve të cilën e ka quajtur gjenocid. Sakaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit.
“Të gjithë socialistë, demokratë pa parti shohin me shpresë të madhe dhe presin me padurim të bashkohemi dhe të ecim drejt fitores. Nuk është kjo një lëvizje për demokratët, por për Shqipërinë, një mision iri. Është thirrur çdo shqiptar që i beson këtij vendi dhe që do ti japë një krahë. Shqipëria është një tokë e bekuar. Ka njerëz punëtorë. Kjo që bën Rama me përzierjen e shqiptarëve është gjenocid. Gjer më 14 maj të jemi të gjithë në këmbë për fitore”, tha Berisha.