Connect with us

Politike

Berisha: Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është…

Berisha: Kurrë një komb i qytetëruar nuk mund të pranonte për kryeministër një njeri, i cili akuzohet me fakte, me dokumente zyrtare nga drejtësia e një vendi tjetër, nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar oficerin më të lartë të zbulimit të saj për të luftuar opozitën shqiptare.

Ky skandal është skandal planetar, kjo është historia më e turpshme e një kryeministri, i cili lufton për një Shqipëri pa opozitë.

Unë ftoj shqiptarët të mos pranojnë të hanë turpin me bukë se nuk ka turp më të madh sesa të pranojmë kryeministër njeriun që për karrigen e tij, i korrupton partnerit kryesor, SHBA, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni dhe aktet e tjera ndaj kombit amerikan.

Dhe e bën këtë sikur të ishte një armik i egër i vendit të madh të lirisë.

Asnjë komb nuk mund të pranonte një kryeministër, i cili heq dhe vë licenca nafte në marrëveshje me McGonigal, vetëm se si të pasurojë veten dhe ministrat e tij.

Të dashur miq, sot sytë e mbarë botës janë të drejtuara me të drejtë te shqiptarët. Çfarë qëndrimi do mbajnë ata ndaj këtij akti të turpshëm, më të turpshëm? Do presin ata që Edi Ramën ta burgosë drejtësia amerikane, apo do e shporrin atë dhe regjimin e tij?

Miqtë e mi, Edi Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është Altin Dumani. Ky është Altin Damani. Ky i pavarur që përbën edhe njeriun më të korruptuar pas Edi Ramës, nga Edi Rama.

Muaj më parë, kohë më parë, u thoshte shqiptarëve se nuk hetojmë çështjen e McGonigal se ajo ka ndodhur tani.
Më vonë regjistron çështjen. E regjistron vetëm për ta mbyllur atë, vetëm për të mbrojtur atë.
Unë dua të informoj shqiptarët se ky avokat i krimeve të Edi Ramës, që mashtronte sot shqiptarët se ka dy vite që ka regjistruar çështjen, e vërteta është tjetër.

Por që kur ka regjistruar çështjen gjer sot, nuk ka thirrur dot, nuk ka guxuar të thërrasë ata burra që patën guxim ta denoncojnë në media grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza-Duçka.

Sot u interesova, asnjë prej tyre nuk është thirrur në SKAP.

Dhe i them Dumanit, turp të kesh gënjeshtar, ti do mbrosh Edi Ramën, por do të shporrim me Edi Ramën.

Advertisement