Connect with us

Aktualitet

Berisha refuzon të komentoj video-skandalin e Safet Gjicit: Nuk është faji im që…

Publikimi i videos ku Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij të punës në bashkinë e Kukësit ka qenë temë kryesore ditët e fundit. Por Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë refuzuar ta komentojnë.  Në një deklaratë për mediat sot, Berisha theksoi se për këtë rast mbase do të flas ndonjëherë tjetër.

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike për ju, por nuk kam ndërmend  të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po”, tha Berisha.

Mesditën e 16 Qershorit 2023 u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte pasur një marrëdhënie intime.

Advertisement