Connect with us

Politike

Berisha rikthen “trenin me shumë vagonë”/ Nis ‘pazari’ me aleatët opozitar për kandidatin e Tiranës

Para se të mbërrijnë tek faza më e vështirë e negocimit tre të mandatuarit e Sali Berishës i nisën bisedimet për profilin e kandidatin të Tiranës me aleatët e përhershëm dhe tradicional, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Noka: Ne e konsiderojmë plotësisht të mundshme edhe fitoren e Bashkisë së Tiranës dhe bashkitë e tjera nëse unifikojmë gjithë aktorët dhe faktorët.

Sali Berisha i shtrin dorën për bashkëpunim Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Për koalicionin, demokratet kanë dhe vija të kuqe, që i mbyllin derën jo vetëm Arlind Qorrit por dhe Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës ndonëse i përkasin spektrit të djathtë.

Noka: Dora jonë e shtrirë për të gjithë partitë opozitare parlamentare të qendrës dhe qendrës së djathtë, Arlind Qorri është i majtë.

Në një kohë që në kampin blu kanë nisur diskutimet për aleancat dhe profilin e kandidatët,  kundërshtari politik ka nisur fushatën.

Për ironi te fatit në të njëjtin vend ku opozitarët kuvendonin, drejtuesja e fushatës e Partisë Socialiste për Tiranën, Belinda Balluku, dhe kandidatja Ogerta Manstirliu, zhvillonin një takim me gratë dhe vajzat.

Ndonëse koalicioni madhështor nuk e ndihmoi ta kthente në pushtet, Sali Berisha ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit të ketë sërish një tren me shumë vagonë, ndërsa u detyrua të injorojë primaret pasi kandidatët duhet të kenë edhe bekimin e aleatëve jo vetëm të strukturave të partisë.

Advertisement