Politike
Berisha sfidon Ramën: Bëhu burrë dhe eja firmosim për…
Berisha: Nuk e di nëse e keni marrë apo jo vesh, prokurorët kanë nisur të personalizohen njëri Damiani, njëri i Taulantit. Tani janë bërë me prokurorë SKAP-ist personal. S’ka ndodhur kurrë më parë. Është situatë dramatike. Të gjitha këto marrin përgjigje të shkëlqyer, të merituar në datën 14 maj ku qytetarët janë të vendosur, të gatshëm që të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit. Ka disa pr/ligje, por nuk kanë sjellë ligjin për Lustracionin, i cili në përputhje me standardet ndërkombëtare nuk lejon kandidimin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në asnjë funksion të lartë apo me zgjedhje. Natyrisht kjo është në Kushtetutë, por rikujtoj një moment.
Nëse më parë kundër këtij ligji kanë paraqitur pretekste absurde, por kushtetuese, tani s’ka asnjë pretekst. Në Kushtetutën e vendit, gjykatësit, prokurorët s’mund të jenë të tillë. Këto klauzola janë shkelmuar me të dyja këmbët. Tani ka një bazë solide kushtetuese, këtë e mban Linda e Parlamentit. Ajo e merr urdhrin dhe s’e ka sjellë. Ligji ka 6 muaj që pret në sirtarët e Kuvendit, do e denoncojmë me forcën më të madhe. S’sjell amendamentin për heqjen e të drejtës për parashkrimin e kryeministrit. I them Ramës; bëju burrë dhe ta bëjmë këtë nen, ta firmosim! Nuk do ulemi në një tavolinë, por ta firmos unë dhe pastaj ti. Por nëse nuk e firmos, do jetë neni i parë që do të firmos PD kur të vijë në pushtet. Koha tregon se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë e tmerrshme që iu bëhen shqiptarëve, nga ministrat dhe kryeministri. S’ka parashkrim për ta sepse ata përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të tejkalojnë parashkrimin. Jo! Kjo është e domosdoshme, ndaj dhe ne do të luftojmë që ky ligj të kalojë në Parlament. Ministrat që firmosin në kundërshtim me ligjin do të ndiqen nga drejtësia.”, tha Berisha.