Connect with us

Politike

Berisha shkon në Kuvend, i vendosur të shkaktojë kaos: Nuk ju shpëton asgjë nga revolta…

Sali Berisha që është paraqitur në orën 09:00 në seancën e Kuvendit konfirmoi edhe një herë skenarin për të krijuar kaos me qëllim që të mos lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare pa miratuar kërkesat e tyre. ”Nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, kanë planifikuar të përdorin dhe ushtrinë. Njëlloj me skenarin e vitit 1990 – 1991. Le të bëjë ctë dojë por atë nuk e shpëton asgjë nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtën tij”, tha Berisha. A do të lejojë zhvillimin normal të seancës plenare? ”Jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese të mohuara në mënyrën më brutale por që në vlerësimin tonë janë interesi i të gjithë qytetaëve që duan pluralizmin dhe interesi i atyre që votuan kundër qeverisë dhe një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë përfaqësuesin e të cilis do të caktojë Edi Rama”, shtoi ai.

Advertisement