Politike
Berisha: Shumë shqiptarë guximtarë flijuan veten apo rininë për fjalën e lirë

Sali Berisha mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrarë në diktaturë, gjatë shpalosjes së programit të partisë së tij për të përndjekurit politik.
Berisha tha shumë shqiptarë guximtarë flijuan veten apo rininë për fjalën e lirë, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë, kur tha se “këta që janë në pushtet krijuan komisionet e censurës”.
“Të dashur miq, kjo diktaturë e dytë, të cilën për fat të keq Shqipëria u bë vendi i parë ish-komunist që e përjetoi. Kjo diktaturë e dytë nuk ishte vetëm një zgjim i krimit, ekstremit të majtë në Shqipëri.
Për fat të keq, kjo diktaturë e dytë, erdhi, u fuqizua, u mbështet nga vendi që ne kurrë nuk e prisnim. Kjo diktaturë e dytë, u mbështet fuqishëm nga ekstremi i majtë në SHBA-të.
Ne që kemi parë minimin e kishave dhe të xhamive, një valë e egër barbarie, vlera mijëra e qindra vjeçare shembeshin. Ne ishim një vend me histori të vështirë. Pak vite më parë, qytetarët e vendit më të madh të lirisë e panë me sy se si përmbyseshin statujat, muzetë, simbolet, të cilat çfarë tregonin? Tregonin Amerikën e lirë, tregonin Amerikën, rrugën e lirisë. Rrugën në të cilët kishte kaluar liria në këtë vend të bekuar. Dhe ato, një dallgë e madhe në të katërta anët për t’i shemb, për t’i rrënuar…
Filloi censura. Sa e sa shqiptarë guximtarë, me dinjitet flijuan veten apo rininë e tyre vetëm për fjalën e lirë. Atje u krijuan komisionet e censurës”, tha Berisha.

