Politike
Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin

Sali Berisha ka sulmuar qeverinë për shpopullimin duke thënë se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori. Në konferencën ‘shpopullimi ose zhbërja’, Berisha tha se shqiptarët po largohen nga vendi se nuk ndihen të sigurt.
Nga viti 2014 gjer më sot, numri i shqiptarëve pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.
80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë. Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan”, tha Berisha.

