Politike
Berisha sulmon Ramën: Je një demon në pushtet
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së ti ai gjithashtu theksoi se ky mbetet një objektivi i panegociushëm duke e quajtur kryeministrin një armik të lirisë.
“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm.
Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”, tha Berisha.