Politike
Berisha sulmon Ramën: Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista ndonjëherë
Ish-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale për bashkinë Tepelenë, Baftjar Imeri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kenë një debat të dy dhe të nxjerrin detaje nga tenderat e fituara nga familjarë të të dyve.
Ai ka akuzuar Ramën se i ka dhënë tendera miliona euroshe kunatit dhe thjeshtrës së tij, ndërsa ka shtuar se me afera të tilla i janë vjedhur edhe vendeve europiane mbi 2 milionë euro.
“Paraja po shkon e gjitha tek qeveritarët dhe klientela e tyre, që tashmë janë jo vetëm biznesmenë por familjarët e tyre.
I them Ramës hajde këtu t’i bëjmë radiografi njëri tjetrit. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, të cilat jo shqiptarëve por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 mln euro. Hajde zoti Edi para këtyre burrave ose ku të duash dhe nxjerrim familjarët e ki dhe të tutë sa tendera kanë fituar. Zero. Sepse ky është ligji.
I vëllai i bashkisë së Matit vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar 30 mln euro tenda. I vëllai mi Qefalisë fiton miliona euro tendera në Kamzë. Paratë i ndajnë me njëri tjetrin e shkelmojnë ligjin”, tha Berisha.