Politike
Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës, PD do kthejë ‘Shqipërinë madhështore’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe PD-së në Itali.
Berisha e falenderoi Tassinarin për mbështetjen që Forza Italia ka ofruar ndaj PD-së, veçanërisht gjatë viteve të fundit, dhe e informoi për situatën e vështirë që Shqipëria po kalon për shkak të ‘regjimit të Edi Ramës’. Ai theksoi korrupsionin që ka ndikuar në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke ndarë me Tassinarin shqetësimet për lidhjet e socialistëve me krimin e organizuar.
Berisha gjithashtu theksoi mbështetjen që Forza Italia ka dhënë në nivel ndërkombëtar për Partinë Demokratike, si dhe angazhimet për një ndryshim të orientimit politik në SHBA dhe garantimin e një paqeje të qëndrueshme në Europë. Ai shprehu angazhimin e PD-së për të kthyer Shqipërinë në një vend më të fortë, të begatë dhe të respektuar, duke rikthyer dinjitetin e ushtrisë dhe policisë dhe garantuar barazi përballë ligjit.
Postimi i kreut demokrat, Sali Berisha:
Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali. 🇮🇹
🤝 Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit. 🙏
Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor ⚖️ për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj 🇪🇺 europian.
I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali 🕵️♂️ dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.
🚨 Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shëmbullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. 🚫💼
E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane 🌐 ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër. 🏛️
Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik 🗽 për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.
Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas. 🇦🇱
Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit ⚖️, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë. 💪

