Connect with us

Aktualitet

Berisha tha se ky është shtatori i fundit në opozitë, Ylli Rakipi debat me Luçiano Boçin

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka pyetur ish-deputetin e PD-së, Luçiano Boçi për deklaratën e Berishës se ky do të jetë shtatori i fundit i PD-së në opozitë dhe se si mund të fitojë konkretisht opozita, kur ajo vetë thotë se Rama ka bandat dhe drejtësinë.

Ylli Rakipi: Ju nuk keni asnjë bandë, të gjitha banda ti ka marrë Edi Rama, siç thotë edhe Bushati. Ndërkohë del Doktori dhe thotë ky është shtatori i fundit në opozitë. Si fitoni ju?

Luçiano Boçi: Ne nuk kemi lidhje me bandat. Rama ka marrë të gjitha pushtet, të gjitha bandat, bandat e krimit të organizuar…

Ylli Rakipi: Po si do të fitoni ju?

Luçiano Boçi: Bandën e policisë që është banda më performante, bandën e administratës, se sillen si bandë dhe me bandat nuk fitohet me metoda politike.

Ylli Rakipi: Po me çfarë?

Luçiano Boçi: Me metoda krejtësisht të tjera, të revoltës popullore, të mosbindjes civile.

Ylli Rakipi: Po ku e keni? Ja ti je në Qarkun e Shkodrës. Ka banda aty?

Luçiano Boçi: Pëllumb Gjoka, Bajrat.

Ylli Rakipi: Po Pëllumb Gjoka është në burg!

Luçiano Boçi: I doni me emra ju?

Ylli Rakipi: Po pse nga burgu do t’u mundë ai? Ç’di Doktori më shumë se ne, a mund të na e thuash?

Luçiano Boçi: Mosbindje civile, destabilizim. Nuk ka rrugë tjetër.

Ylli Rakipi: Po me ç’njerëz more zotëri? Për të mbrojtur Doktorin sa veta vajtën atje?

Luçiano Boçi: Do të hysh në zgjedhje dhe do të përdorësh të gjitha mënyrat. Banda është bandë.

Luçiano Boçi: Po pse me llafe? Pse ça do ti Yll, të më shosh mua me uniformë ushtarake me kallashnikov në dorë?

Ylli Rakipi: Po sapo e the. A na shpjegon se çfarë është mosbindja civile?

Luçiano Boçi: Situata do të evoluojë, do të nxehet.

Advertisement