Connect with us

Politike

Berisha thirrje FBI-së për hetim ndërkombëtar: Hetoni udhetimet me charter të Edi Ramës dhe Alex Soros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje të dyshimta me biznesmenin Aleksandër Soros, duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi udhëtimet e tyre.

Berisha shprehu dyshime për fluturimet e shpeshta me avionë çarter të Edi Ramës dhe Aleksandër Sorosit në Shqipëri, duke aluduar se në këto udhëtime mund të jenë transportuar valixhe diplomatike me para dhe drogë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë.
Edi Rama nuk flet asnjë fjalë.
Edi Rama hesht si fija e barit.
Edi Rama hesht si hija e varrit.
Në qoftë se në rastin McGonigal, deklaroi se ishte krenar me miqësinë me armikun e egër të lirisë dhe vlerave të kombit amerikan, njeriu që si hienë kalonte nga një zyrë në tjetër duke shpifur se presidenti Trump është aset i zbulimeve ruse, ky ishte një mik i shquar për Edi Ramën dhe pavarësisht se Edi Rama i dha atij 225 mijë dollarë me këshilltarin e vet Agron Neza dhe ia dërgoi me Dorian Duçkën, Altin Troplini nuk ka asnjë qëndrim, asnjë hetim për bashkëkriminelin me McGonigalin, Edi Ramën.
Përsëri Edi Rama nuk ndjehet, por ka një moment tjetër që unë prapë do ta shtroj këtu.
Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Aleksandër Soros.
Vizitat e tij çdo dy-tre javë tek vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avionë të veçantë kanë lënë dyshime të shumta.
Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite.
Është thënë se në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë.
Çfarë është transportuar çdo dy javë me çarterin e Aleks Sorosit?
Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë,

Advertisement