Connect with us

Politike

Berisha thirrje Veliajt: Dorëzohu para drejtësisë! Mos e zgjat më shumë agoninë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të dorëzohet para drejtësisë, pasi sa më shumë ta zgjasë agoninë, aq më tepër do vuajë.

Gjithashtu kryedemokrati tha se Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të një kauze të pamposhtur, të një kauze të drejtë të mbarë shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, për oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë.

Por një përshëndetje qëndrestarëve që rrethuan sot bashkinë e Tiranës, të pamposhtur në revoltën e tyre kundër njërës prej figurave më të shpërfytyruara, më të shëmtuara të të gjithë historisë 400-vjeçare të këtij qyteti.

Erion Veliaj është hajduti më i madh që është ulur ndonjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Ai vendin e ka në shtyllën e turpit të këtij qyteti dhe mbarë Shqipërisë.

Erion, sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash se këta protestues nuk njohin kthim mbrapa.

Ndaj dhe mos ik si mi, po shporru nga bashkia hajdut!

Hajdut pa moral, pa mëshirë.

Advertisement