Connect with us

Politike

Berisha ‘tund’ hekurat e qelisë së aleatit: Rastin e Metës do ta çojmë në Hagë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për arrestimin e kreu të Partise se Lirise, Ilir Meta teksa sot e ka aleat, por dikur e kishte kundërshtarë politikë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha është shprehur se arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta do e çojnë në gjykatën e Hagës.

Sipas tij, trajtimi që iu bë kreut të PL-së, ishte një torturë çnjerëzore publike.

“Ne do punojmë me Partinë e Lirisë qe të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike”, tha Berisha.

Advertisement