Connect with us

Politike

Berisha: Unë denoncoj çdo aferë, Balluku: Ju nuk njihni asnjë cak

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë rikthyer sërish debatet për etikën dhe fjalët e përdorura në Kuvend ditën e sotme. Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend deklaroi se ai vetëm sa ka denoncuar afera dhe se nuk ka shpikur asnjë prej tyre

“Deklarata e të gjithë këtyre zonjave që na duhej diku për ta paraqitur kundër këtij Berishës, që të gjitha gratë e dënojnë se shpif vetëm se unë kisha denoncuar me të drejtë aferat dhe do të vazhdoj t’i denoncoj pa asnjë hezitimi kur ato janë kundër interesit të vendit dhe shoqërisë time,” tha Berisha.

Balluku nga ana tjetër, akuzoi demokratët se në shkelje të çdo kodi moral dhe etik fyejnë jo vetëm deputetet gra, por tejkalojnë çdo cak duke u marrë edhe me familjarë të tyre.

“Janë ata që i përmendin Edi Ramës edhe gruan Lindën, apo të bijën e saj. Por i duhet kujtuar opozitarëve këtu se Linda ndryshe nga familjarët e tyre nuk është ngatërruar asnjëherë as me shtetin dhe as me pushtetin. Mjafton t’u kujtoj këtu Gërdecin dhe e dini mirë ju si i keni lidhjet me familjarë ngushtësisht të lidhur me afera që kanë pasur viktima“, u shpreh Balluku.

Advertisement