Connect with us

Politike

Berisha: Yuri Kim një ‘McGonigal’ me fustan

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për heshtjen e saj në raport me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Berisha tha se Kim me këtë veprim kishte shkelmuar kushtetutën e SHBA-ve.

“Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal,por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka.

Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre”-tha Berisha.

Kreu i Rithemelimit tha se Kim ishte përpjekur të manipulonte deputetët e opozitës dhe se i kishte dërguar ‘mesazhe’ kërcënuese.

“Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar”-shtoi Berisha.

Advertisement