Connect with us

Politike

Berisha zbardh prapaskenat: Rama e shkarkoi Veliajn dje në 2 të drekës

Kreu i PD Sali Berisha ka zbardhur disa detaje lidhur me ngjarjet e fundit në Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se Edi Rama e shkarkoi Erion Veliajn dje, në orën 2 të drekës, ndërsa më pas kryebashkiaku tërhoqi shkresën për lëvizjet në Bashki, duke bërë një ndryshim të papritur të situatës.

Berisha e ka cilësuar këtë veprim si një “saltro mortale” të Veliajt, duke theksuar se ky i fundit pretendoi se shkarkimi ishte një keqkuptim dhe e mori këtë vendim nën kërcënimin e Edi Ramës. Ai ka thënë se Veliaj, pasi mori vesh shkarkimin, u shfaq si një person që kontrollohej në mënyrë të tmerrshme, duke lëvizur brenda një loje mafioze dhe psikologjike, ku Rama ishte në kontroll të plotë të situatës.

Në fjalën e tij, Berisha ka bërë një krahasim me praktikat e përdorura në filmin “Narcos”, duke sugjeruar se ka pasur një lloj komunikimi mafioz mes politikanëve, përfshirë Veliajn dhe Rama, dhe se është përdorur stili i Edi Ramës për të nxjerrë në sipërfaqe informacione dhe konflikte të fshehura.

 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Tani vijmë tek saltoja mortale e Erion Veliajt.

Merrni vesh a është apo nuk është, kush e merr vesh? Vetëm në film Narcosi. Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë. Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar.

Por marrim pak momentin tjetër.

Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroj Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt.

Dhe me tu marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua.

Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama. Thojani shqiptarëve.

Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj.

Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij.

Unë nuk marr përsipër të bëjë ekspertiza, por u them qytetarëve, cilido që e dyshon këtë dhe me të drejtë mund ta dyshojë, të marrë pak statuset e Erion Veliajt dhe disa shkrime që shkruante Rama me emrat e gazetarëve të ndryshëm, i shkruante kur atij i shpërthenin ujërat e zeza dhe nuk përmbahej me gojën e shthurur, shkruante çdo gjë identike me statuset e shkruara për Erion Veliajn.

Është i njohur stili i Edi Ramës aty. Merrni shkrimet që publikonte dikur Blendi Mane, që është faktuar se i vinte emrin e tij, me dashjen apo pa dashjen e këtij të fundit. Po se Edi Rama ka nevojë të shpërthejë dhe të nxjerrë të zezat dhe kishte një kohë që i nxirrte me anonimat.

Thuhej se përdorte dhe Mero Bazen për këto, por mos e pyesni se tani dalë ka, të dhanë të tjera nga regjistrimet shumë interesante. Do i merrni vesh ju, se çfarë thoshte Veliaj për Mjeron.

Veliaj për Mjeron këtej i kërkon të zbatojë këtë e këtë, e këtej i vë një epitet, ai që qelb erë. Po në Narcos, Anisa ndodhen të gjithë elementët.

Vetëm në Narcos gjen gjëra të tilla, këtej e porosit, këtej i thotë se ka probleme me higjenën personale.

Pra, dhe këto janë vetëm një pjesë, është maja e ajsbergut.

Advertisement