Connect with us

Politike

Berisha zbret opozitën të shtunën në shesh, Sulo: Protestat e PD-së, pa fuqi reale

Analisti Arjon Sulo ka komentuar situatën politike në vend dhe valën e protestave të opozitës, duke e cilësuar klimën aktuale si të pazakontë për demokracinë shqiptare. Sipas tij, demokracia në Shqipëri është e ngjashme me atë të Rusisë, Serbisë dhe Turqisë.

“Ajo që mendoj unë në lidhje me protestat është se ne jemi në një situatë të pandodhur më parë për demokracinë, por që ka ndodhur disa herë në Europën e para Luftës së Dytë Botërore dhe pastaj në regjimet e Europës Lindore. Jemi shumë të ngjashëm me Turqinë, Rusinë, Serbinë; ngjashmëritë janë të frikshme. Janë të ngjashme, vetëm ndryshojnë emrat. Ka ngrirje të debatit politik”, tha Sulo.

Duke folur për efektin real të protestave të opozitës, Sulo tha në emisionin “Trialog” në RTSH se protestat aktuale nuk janë dramatike, pasi sipas tij, Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka forcë reale.

“Nuk janë dramatike protestat, sepse nuk kanë fuqi, nuk ka takat PD”, deklaroi analisti, duke nënvizuar se opozita nuk ka kapacitetin për të prodhuar një përmbysje të situatës politike.

Advertisement