Connect with us

Aktualitet

Berishës nuk i hapet dera e PD:S’ka të bëjë me një tavolinë e karrige

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike  teksa ka mbajtur në ambientet e saj të jashtme fjalën e tij.

“Shqiptarët po ndjekin zhvillime në PD , skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme, në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeri i cili dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë edhe një ngicmë më e vogëel e integirtetit moral dhe politk.

A mund të imagjinohej se një ish- lider i ri do të mbyllte karrierën e tij në vend të nënshtrimit të verdiktit të anëtarëve të partisë së tij, në blindimin në bunker-burg të selisë së tij.

Mbushja e kësaj selie me kriminel që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzsh, trafiqe kriminale deri tek fanatizam dhe ekstremisma të dënueshme.

Unë dua t’i sqaroj çdo qytetari dhe demokrati se qënddrimi ynë nuk ka të bëjë me një zyrë, tryezë, karrige por ka të bëjë me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilën ndërtohen organizatat e lira.

Ka të bëjë me atë parim sipas të cilit shumica vendos, pakica respekton.

Në qëndrimin e deputetit Basha, del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunoj shumicën. “- tha Berisha

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *