Bota
Berlusconi premton një autobuz me prostituta

Silvio Berlusconi baba i 5 fëmijëve nga dy martesa, gjysh i 15 nipërve dhe mbesave dhe pronari i klubit të Serisë A, Monza, Silvio Berlusconi u bëri një premtim të pazakontë lojtarëve të tij në darkën e Krishtlindjes.
Pasi Raffaele Palladino mori drejtimin e skuadrës e ka ndryshuar rrjedhën e saj, teksa Berlusconi lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga skuadra U-19, pasi shkarkoi Giovanni Stroppan në shtator.
Berlusconi premtoi bonusin e pazakontë për lojtarët duke u thënë se nëse fitojnë, do të kënaqen në dhomat e zhveshjes me prostituta.
“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. dhe, nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta.

