Connect with us

Aktualitet

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin! Falin Namazin në sheshet dhe xhamitë e vendit

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të Namazit.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne tirane

Në Lushnjë, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qendror të qytetit. Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë Alban Puka. Pas faljes, Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne lushnje

Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm Namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri-tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne fier

Në Vlorë, njerëzit e kanë kryer faljen e Namazit në Pallatin e Sportit për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit.  Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, falenderoi në fjalimin e tij komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne vlore

Mijëra besimtarë msylimanë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit. Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Ai tha gjatë fjalës së tij se kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne elbasan

Në Shkodër, falja e Namazit u organizua në xhamitë e qytetit. Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet. Myftiu kishte një mesazh edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.

Beesimtarët myslimanë në Lezhë u mblodhën mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri.  Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

falja ne lezhe

Ndërkohë, edhe besimtarët në Kukës falën Fiter Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Besimtarët përcollën urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, ndërsa myftiu i Kukësit Emirjon Vathaj përcolli mesazhe paqeje e solidariteti.

Në qytetin e Bulqizës qindra besimtarë myslimanë mëngjesin e sotëm kanë kryer gjithashtu ritin e faljes së Fiter Bajramit. Ceremonia u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazimiri. Në fjalën e tij Strazimiri u shpreh se “sot është dita në të cilën festojmë, dhe se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Advertisement