Connect with us

Kosova

BETEJA E MADHE/ Serbia e kërcënuar nga lufta hibride, përgatitet për të dyja rezultatet e zgjedhjeve amerikane.

Vuçiq zbuloi vlerësimet më të fundit dhe tha se Serbia është bërë skena e një lufte hibride dhe se do të përgatitet për të dyja rezultatet e zgjedhjeve amerikane.

Sipas tij, Serbia është kthyer në skenën e një lufte hibride të të gjitha shërbimeve të huaja pjesëmarrëse në konfliktin në Ukrainë, disa në konfliktin në Lindjen e Mesme, disa në Paqësor dhe të gjithë duan të kenë çdo vend nën kontrollin e tyre.

“Po përdoren të njëjtat metoda dhe teknika.Nga goja e te gjitheve dalin fjalet liri dhe demokraci, por ata në fakt punojnë për një palë të tretë. Kjo është gjithnjë e më e vështirë për mua, edhe pse jam veteran politik dhe kam qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Dhe unë jam krenar për këtë – tha Vucic duke theksuar se rrethanat ndërkombëtare janë të vështira.

I pyetur për anulimin e takimit të Ursula von der Leyen me kryeministrin Millosh Vuçeviq për shkak se është takuar me ministrin rus para takimit me të, ai u shpreh se nuk është faji i Millosh Vuçeviqit, por Ursula nuk e duron dot kete fakt.

Duke folur për faktin se nuk ka shkuar në Kazan për samitin e vendeve BRICS, ai tha se do kishte rrezikuar shumë nëse do të kishte shkuar.

“A ishte e lehtë për mua t’i thoshja presidentit Putin se nuk do të shkoj në Kazan? E dini se çfarë do të kisha vënë në rrezik nëse do të anuloja të gjitha takimet e mia dhe do të largohesha per ne BRICS? Kam ruajtur respektin e Putinit dhe Von der Leyen. Politika serbe nuk ndryshon brenda natës” – Deklaroi presidenti serb

 

Advertisement