Politike
Beteja jonë jo thjesht për të larguar Ramën, por për të ardhmen e grave dhe familjeve shqiptare
Në fakt fjalët e mia këtu janë të tepërta sepse mjafton të shikosh fëmijët që i shkojnë rreth e qark këtij takimi, ky është motivi ynë. Nuk kam parë ndonjë nënë apo ndonjë grua që në gjithë jetën e saj e sakrificën forëcën kurajën e të ardhmen nuk e bazon tek e ardhmja e fëmijës. Me gjithë këta fëmijë që shohim është detyrim dhe pëgjegjësi e jashtëzakonshme për secilën nga ne si nënë dhe grua, për mua dhe Klajdën edhe si politikane, por dhe për ju në këtë takim si aktiviste politike, por pse jo të mos jeni politikane.
Dëgjova Berndardën, Inën, Justinën, të treja eksperte profesionale në fushën e tyre, është me të vërtetë vlerë për ne që ju i shtoni profesionalizmin, fuqinë forcën e LSI. Në 16 vite, LSI vazhon te jetë parti e të rinje e të rejave, por në thelb të saj këta të rinj e të reja kanë një forcë brenda tyre, është forca e familjes, është kurajo që të jep familja dhe familja është nëna dhe babai. Nëna për ne është dora që tund djepin por dhe ajo që mban familjen fort, krijon fuqinë dashurinë dhe respektin për ne për vlerat që ne duhet t’ia bashkëngjisim familjes. Sot, ne përballemi me probleme shumë të mëdha, me çmimin e energjisë, ujit, taksë rruge, peme, gjelbërimi, ajri nuk di çfarë të them. Shqiptarëve iu janë shtuar taksa. Unë propozoj që mos themi më taksë uji, por taksë Rama, sepse pasuron çdo ditë xhepin e një individi të vetëm. Sot, gratë naftëtare thanë se po dalim nga greva se do bashkëbisedojnë me kryeministrin. Në 25 ditë ai i la gratë e Ballshit të vuanin të shkojnë nëpër spitale, duhet t’i linte këto gra vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij 25 ditë në grevë urie. Duhet të linte familjet e naftëtarëve për 20 muaj pa paguar rroga, kur këto para mjafton vetëm dy ditëtë ulte çmimin e naftës. Sot çmimi i naftës është 1600 lekë kur Shqipëria prodhon 23 mijë fuçi naftë në ditë, Maqedonia prodhon 240 fuçi nafte në ditë është 900 lekë. E pra këtë 700 leksh në ditë ai mund ta kishte dhënë për këto familje, por arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet. E pra këtë 7 mijë leksh në ditë Rama ua merr familjeve shqiptare vetëm me naftë. Arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet.
E tha Klajda më përpara nuk është çështja për Ramën kryeministrin në ikje, por çfarë do të bëjmë ne për gratë shqiptare, fëmijët dhe familjet shqiptare. Emigracioni është një pikë shumë e fortë e cila po gërryen familjen shqiptare, po shpopullon Shqipërinë, e kjo vjen si rezultat i një politike afatgjatë që ka në thelb të saj shpopullimin e Shqipërisë. Sot një nga problemet e tjera kryesore janë punët e papaguara. E tha Ina pak më parë se ka pas oferta por i ka refuzuar sepse dua të kontribuoj. Ina, unë të falenderoj shumë dhe ta respektoj shumë dëshirën dhe LSI-në e ke të hapur që të kontibosh jo vetëm me mendimet e tua por të kontribosh me vendimmarrje, sepse sot jo vetëm LSI por e gjithë politika shqiptare ka nevojë për gra dhe vajza si puna jote si puna e Justinës, Bernardës, si puna e të gjithë vajzave që janë këtu sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për profesionalizëm jo për militantizëm, kemi nevojë për kurajo jo për frikë dhe nënshtrim, kemi nevojë për guxim për të ndryshuar realitetin jo për shpërdorim të mundësive.
Sot këto gra dhe vajza si ju që kanë arritur çdo gjë me forcat e veta me përgatitjen e mundësive të tyre, me mbështetjen që familja ju ka dhënë atyre, ne i kemi vlerë të shtuar në partinë tonë. Jo vetëm kaq, ashtu mendoj si unë që kam marrë në qafë Klajdën kur i kam thënë mos u kthe më në Angli, rri në Shqipëri. E në fakt Klajda në momente të caktuara më thotë çfarë më bëre, por unë jam e bindur që Klajda është një nënë shumë e lumtur me dy fëmijë të mrekullueshëm, Luisin dhe Grejsin që janë si ëngjëj. Kjo është detyra jonë si gra dhe si nëna të krijojmë familje në Shqipëri, të bëjmë sa më shumë fëmijë që të shtojmë popullatën tonë, të rikthejmë energjinë dhe shpresën tek familjet dhe populli ynë, sepse vetëm në këtë mënyrë këtë vend mund ta ndryshojmë. Ky vend nuk është fasada ky vend ka një forcë të madhe që për hir të së vërtetës ky vend është nga më të vjetrit në Europë. Ajo që unë mendoj se ky vend është një pasuri e jashtëzakonshme në momente të caktuara ne dhe e harrojmë, harrojmë gjënë më të shtrenjtë që kemi vendin. Shqipëria bëhet shtëpia e shqiptarëve vetëm duke i kushtuar vëmendje. Por duke ju përkushtuar të rinjve dhe të rejave dhe familjes shqiptare, pasi në fund të fund thelbi i një shteti dhe një kombi është familja. Flas për familjen sepse mendoj për secilën nga ne e gjithë jeta dhe grafiku i jetës tonë janë fëmijët, nipërit mbesat, trashëgimia që do lëmë dhe ky është dhe motivi i një nëne që lufton në çdo moment. Nëse një vajzë e re i përkushtohet karrierës vizionit dhe vullneti i saj shkojnë shumë larg, por në momentin që bëhesh nënë vizioni dhe forca jonë është tek mburoja dhe themelet e familjes. Bashkë me Klajdën se ju e përmendi vetëm si kandidate për njësinë 7, por Klajda do të merret me gratë e gjithë Shqipërisë pasi ajo kryetare e LGI, dhe Klajdën ma kërkojnë në të gjithë Shqipërinë, sepse duan të shikojnë modelin tënd, duan të shikojnë modelin e atyre që janë shkolluar jashtë vendit por duan të kontribuojnë për Shqipërinë.

